AL

 | EN

Pse BUILD.ING ?

Ndërlidhje e parashtesave në mes të inxhinierise dhe ndërtimit, dy fenomenet të cilat janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.
BUILD – (fjal angl.) që dmth. Ndërtim, me ndërtu
ING – shkurtesë për inxhinieri

 

Reth nesh

BUILD.ING është studio projektuese e cila merret me projektime arkitektonike si dhe inxhinieri. Në kuadër të saj përfshihen edhe punë të tjera si: dizajn, dizajn mobiljesh, interior, ndërtim, menaxhim, marketing, dizajn grafik, konsulencë dhe lëmi të tjera që i përkasin arkitekturës. Studio është themeluar në Dhjetor të vitit 2008, për të sjellur një rregull dhe jetë më të rehatshme në suaza të arkitekturës.

 

Profili i kompanisë

Ndërmarja Projektuese Ndërtimore BUILD.ING është kompani e cila merret me arkitekturë dhe inxhinieri si dhe shërbimet lidhur me të. Kjo kompani merret edhe me ndërtime të objekteve të ndryshme si: Objekte banimi, Objektet shoqërore, Objekte ekonomike si dhe objekte të natyrave të ndryshme që janë të lidhura me inxhinierinë.


 

Shërbimet

Shërbimet e përgjithshme

BUILD.ING merret me shërbime të ndryshme të arkitekturës dhe inxhinierisë. Në kuadër të kësaj kryejm edhe ndërtimet e objekteve , punë të vrazhda, suvatime, instalime elektrike, instalime të ujësjellësit dhe kanalizimit, instalime të ngrohjes qendrore, punë të zdrukthtarisë, punë finale si dhe punë të përgjithshme me klauzolën “Çelsat në Dorë”.

 

Shërbimet e vaçanta

BUILD.ING ofron shërbime të shumta nga sferat e arkitekturës, dizajnit, dizajnit grafik, dizajnit të mobiljeve, enteriere, exteriere, projekte arkitektonike, llogari statike, instalime elektrike, ujësjellës dhe kanalizim, ngrohje qendrore, printimin e projekteve.